A është e lidhur lumturia me paranë dhe mirëqënien?

Në studim personat e anketuar janë pyetur sa të lumtur janë me jetën e tyre  nga 0 te 10 dhe ata përgjgjijen se mes shtatës dhe dhjetës. Në vitin 2007, 57% e të anketuarve në vendet e pasura e klasifikojnë vetën në katër shkallët e larta, në vendet në zhvillim 33% klasifikoheshin të lumtur, kurse  në vendet e varfëra vetëm 16%.

Kjo është një shprehje klasike e mendimit standard se njerëzit e pasur, automatikisht janë më të lumtur. Por në  2014, 54% e të anketuarve në vendet e pasura janë përgjigjur se janë të lumtur me jetën që bëjnë, por në vendet në zhvillim përqindja shkoi në 51.

Ky ndryshim i madh shifrash ka ardhur pas përmirësimeve të mëdha që janë bërë në vendet në zhvillim, si Indonezia me 35 përqind të lutmur, apo Pakistani me 22 përqind. Gjithsesi lidhja mes të ardhurave dhe lumturisë nuk është këputur. Në vendet e varfra vetëm një e katërta e të anketuarve ndiheshin mirë me jetët e tyre, që do të thotë se pasuria dhe lumturia janë ende të martuar.

Por sërish, kjo marëdhënie mbetet e ndërlikuar, nëse do të analizonim çfarë fshihet pas kësaj dhe qasjet personale të individëve ndaj parasë.

SHKARKO APP