A ia vlen të garantohet ekzistenca e NATO-s?

Nga Victor Davis Hanson

Donald Trump ndezi kohët e fundit një tjetër polemikë, kur ai u shpreh se Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut është e vjetëruar. Ai la të kuptohej se mund të mos ia vlejë më që ajo të thithë investimet e mëdha amerikane. Në stilin e tij tipik, Tramp shkaktoi debate, por ai më pas ofroi disa detaje në lidhje si me pasojat e qëndrimit apo largimit nga NATO. NATO-ja sigurisht nuk ka më si synim mbajtjen e një ushtrie të madhe sovjetike jashtë Evropës demokratike Perëndimore, siç ishte parashikuar në vitin 1949. Aleanca është zgjeruar në mënyrë të pazgjuar nga anëtarësia e saj origjinale prej 12 vendesh për të përfshirë 28 vende aktualisht, duke përthithur shumë vende ish-komuniste dhe ishanëtare të Paktit të Varshavës, si dhe disa nga ish-republikat sovjetike. Aleanca mund të ketë menduar edhe për të ofruar siguri për këta anëtarë të rinj dhe në nevojë të aleancës. E megjithatë, është e vështirë të imagjinohet që belgët dhe italianët të vdesin në fushën e betejës, për të mbajtur forcat e presidentit rus Vladimir Putin jashtë Lituanisë apo Estonisë. Premtimet e NATO-s për shumë nga anëtarët e saj më të rinj, janë po aq të besueshme sa edhe retorika e garancisë britanike dhe franceze në gusht të vitit 1939, për të mbrojtur Poloninë nga fqinjët e saj nazistë dhe sovjetikë. Asnjë anëtar i NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë 40-vjeçare nuk evokoi Nenin 4 të Traktatit, që kërkon konsultimin e të gjithë aleancës kur një anëtar i saj kërcënohet. Turqia e ka bërë diçka të tillë plot 4 herë që nga viti 2003. Ideja se Europa Perëndimore, e rrethuar nga terrorizmi radikal islamik dhe flukset migratore të pakontrolluara nga Lindja e Mesme e shkatërruar nga lufta, do të premtojë mbështetjen e saj ushtarake për axhendat dhe gjakmarrjet e rregjimit gjithnjë e më islamik dhe jo-demokratik të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, është një fantazi e pastër. Pak anëtarë të NATO-s i përmbahen synimit të aleancës, për të investuar 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto tek shpenzimet e mbrojtjes. Në vend të kësaj, evropa socialiste pret që Shtetet e Bashkuara të mbajnë barrën kryesore fiskale dhe ushtarake të NATO-s. Evropa është parë gjithnjë e më e pambrojtur kundër terrorizmit islamik, dhe e paaftë për të ndaluar emigracionin e legjioneve të emigrantëve të rinj meshkuj myslimanë nga Lindja e Mesme e shkatërruar nga lufta. Ajo është parë edhe si objektivi më i lehtë për regjimet e paqëndrueshme (dhe gjithnjë e më shumë bërthamore).

Ndonjëherë evropianët i shtojnë kësaj dhe fyerje për të lënduar. Ata llogarisin subvencionet e SHBA-së për të ndihmuar në shkurtimin e shpenzimeve të mbrojtjes, në mënyrë që të 䆇nancojnë sistemet socialiste të mirëqënies sociale – edhe pse e paraqesin Amerikën si një superfuqi arrogante të mbi-militarizuar. Përdorimi i forcave të NATO-s jashtë Evropës, nuk ka qenë gjithmonë produktiv. Ai qe i dobishëm në Serbi, pati një vler të dyshimtë në Afganistan, dhe qe plotësisht katastro䆇k në Libi. Atëherë a ka të drejtë Tramp, se ne duhet ta lëmë NATO-n të pushojë së ekzistuari? A është alternativa e një të ardhme pa Aleancën e preferueshme, ndaj një NATO-je aktuale të kushtueshme dhe plot me të meta? Sa më shumë që ndryshojnë gjërat, aq më shumë ato mbeten të njëjta. Lord Ismaj, Sekretari i parë i Përgjithshëm i NATO-s, u shpreh dikur se aleanca u formua “për të mbajtur rusët jashtë, amerikanët brenda, dhe gjermanët nën këmbë”. Çështja nuk është nëse NATO është ende e dobishme, por nëse aleanca mund të reformojë veten para se të shpërbëhet. Bashkimi Sovjetik ka rënë, Gjermania është tanimë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe kjo e fundit ka një popullsi dhe ekonomi më të madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara. Por Rusia e Putinit është ende bërthamore dhe agresive. Ajo zgjerohet kudo ku ndjen dobësi. Gjermania zgjon ende dyshime në Europë, qoftë për shkak të politikave destruktive mbi emigracionin nga ana e kancelares Angela Merkel, apo edhe praktikës po aq të pamatur të bankave të pasura gjermane që kredituan pa fre vendet e falimentuara mesdhetare. Bashkimi Evropian nuk arriti të bashkojë kombet e tij të ndryshëm në diçka të përbashkët dhe të ngjashme me shtetet individuale të Amerikës. Me pak fjalë, një Rusi e fuqishme gjithmonë do vëzhguar. Një Gjermani dinamike dhe kokëfortë, do të duhet të integrohet gjithmonë në një lloj aleance ushtarake. Dhe Shtetet e Bashkuara, do të kenë gjithnjë një vetë-interes natyror që të parandalojnë evropianët nga vrasja e njëri-tjetrit. Perëndimi është gjithnjë e më shumë nën sulm. Është objektiv i terroristëve radikalë islamikë, po e humbet përmbajtjen e tij ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe po shihet si i dobët nga regjime të papërgjegjshme, si Irani dhe Koreja e Veriut. NATO duhet të ndalë zgjerimin. Pse të ofrohen garanci ndaj kombeve që nuk do të mbrohen në botën reale – kombe që do të bëhen thjesht vija të kuqe për armiqtë agresivë, të cilët dëshirojnë të poshtërojnë dhe defaktorizojnë aleancën? NATO-ja duhet të jetë e kujdesshme në përdorimin e forcave të saj jashtë Evropës, dhe lipset në vend të kësaj të transferojë paqeruajtësit tek anëtarë të veçantë që veprojnë më vete.

Turqia dhe anëtarët e tjerë duhet të paralajmërohen, se autokracia dhe Islamizimi janë në kundërshtim me parimet e NATO-s dhe një arsye për dëbimin nga aleanca. Shpenzimet më të mëdha ushtarake evropiane, jo vetëm që do ta mbajnë SHBA-në në aleancë, por ndërkaq do të mbrojnë edhe vetë evropianët, të cilëve u mungojnë dy oqeanet-tampon, që i ka SHBA-ja. Kombet kushtetuese me tradita të përbashkëta të lirisë së individit, vetë-kritikës, dhe tolerancën ndaj mospajtimit dhe diferencave, janë duke u bërë të rralla këto ditë. Pa një fuqi të përbashkët ushtarake dhe bashkëpunim të ngushtë, perëndimorët rrezikojnë të shpartallohen së bashku, ose me siguri veç e veç. Shënim: Victor Davis Hanson është historian klasik në Institutin Hoover në Universitetin e Stenfordit, dhe autori i librit më të fundit “Gjeneralët shpëtimtarë”. “National Review”bota.al.

SHKARKO APP