A jemi në prag të Shteteve të Bashkuara të Evropës?
Nga Matthew Del Santo
Pak ditë më parë, presidenti francez Fransua Holond, ka deklaruar angazhimin e tij në parim për krijimin e një qeverie të eurozonës, me shtimin e një buxheti të caktuar si dhe të një parlamenti për të siguruar kontrollin demokratik.
Ky është me tepër një hap i parë drejt një debati në lidhje me kushtet e federalizimit të supozuar (një term që Holond u kujdes ta shmangte), sesa një deklaratë e përkushtimit Francës për ta zbatuar atë projekt me çdo kusht.
Në qoftë se një formë e federalizimit fillon e diskutohet, kjo nuk është për shkak se në veçanti francezët e dëshirojnë atë, por për arsye se logjika e euros në fund të fundit e kërkon këtë reformim të BE-së.
Qëkur shpërtheu kriza financiare 5 vite më parë në BE, ka patur diskutime për bashkimin politik dhe fiskal mes vendeve anëtare të eurozonës. Madje ishte një nga dy opsionet për zgjidhjen e krizës, të cilën qeveria gjermane po e merrte seriozisht në konsideratë, para se në fund ta hidhte poshtë, në favor të negociatave ndërshtetërore, që prodhuan traktatet që krijuan Bashkimin Fiskal Evropian apo Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës, thënë ndryshe bashkimin bankar.
Por kapitullimi grek, dëshmoi kufijtë e qasjes ndër-qeveritare. Në analizë të fundit, zbatimi i rregullave të eurozonës, kërkon një formë të kontrollit politik mbi vendet anëtare. Gjermania ndodhet ndërkaq në një pozitë më të mirë, për të diktuar llojin e federalizmit që eurozona mund të miratojë.
Edhe pse taksapaguesit gjermanë, janë bërë më të ekspozuar ndaj borxheve të anëtarëve të tjerë të eurozonës, Berlini ka dhënë shuma të mëdha kredish me synime pozitive, duke i përdorur huatë për të zgjeruar ndikimin e tij, mbi vendet që vuajnë mbi çështjet fiskale.
Në formulën e Holond, theksi vihet tek ”kontrolli demokratik” i ”buxhetit të përbashkët”. Megjithatë, për Gjermaninë qëllimi nuk do të jetë krijimi i një “populli” evropian, por për të fituar kontrollin mbi anëtarët (e pabindur) të politikave fiskale.
Kështu, ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble- politikani më popullor i Gjermanisë – bëri thirrje një vit më parë për “një komisioner evropian të buxhetit, me kompetenca pwr të refuzuar buxhetet kombëtare, nëse këto të fundit nuk përputhen me rregullat… për të cilat është rënë dakord bashkarisht” dhe një “parlament të eurozonës”, i përbërë nga eurodeputetët e vendeve të eurozonës, për të forcuar legjitimitetin demokratik të vendimeve, që ndikojnë në bllokun e monedhës unike.
Asokohe për Berlinin, forma ideale e bashkimit politik dhe fiskal evropian, do të ofronte në mënyrë të tërthortë por të besueshme, kontrollin mbi politikat fiskale të anëtarëve të tjerë të eurozonës, për të garantuar “konkurrueshmërinë” e tyre dhe stabilitetin afatgjatë të euros, por nga ana tjetër ruajtjen e kontrollit kombëtar ,mbi ato çështje që mbështesin qëndrimin e Gjermanisë, si një fuqi e madhe të Evropës.
Ndoshta juridiksioni i një parlamenti eurozonës, mund të kufizohet në çështjet që kanë të bëjnë në thesarin e përbashkët (përveçse të themi një projektligji të miratuar nga një super-shumicë votash).
Për ta bërë atë një instrument për politikat që ‘gatuhen’ në Berlin, Gjermania mund të shkruante rregullat e Bashkimit Fiskal të vitit 2012, në çdo kushtetutë të mundshme të eurozonës që përbënte parlamentin:duke mandatuar buxhete të balancuara, eliminuar defiçitet strukturore, vendosur kufirin tavan për normën e borxhit në raport me PBB etj.
Ndërkaq e njëjta Kushtetutë, mund të fuqizonte një ministri të financave federale, për të rishkruar buxhetet kombëtare që kishin probleme. Në këmbim, një thesar i përbashkët i eurozonës, i financuar nga taksat indirekte – një kompromis klasik për federatën e sapolindur
(për shembull, SHBA-ja e shekullit XIX-të, Perandoria Gjermane pas vitit 1871, dhe Komonuelthi Australian para vitit 1942) – mund të nxjerrin bono të përbashkëta, për paguar së bashku një pjesë të borxheve të vendeve anëtare.
Me taksat direkte, ende të mbledhura nga qeveritë kombëtare, dhe me Gjermaninë si vendi më i madh, intanca e fundit financiare do të mbetet në duart e Bundestagut, ccka do të thotë se kancelarja gjermane Merkel do të mbetet lidere ‘de facto’ e Evropës për kohë të gjatë, sikurse Gjermania ekonomia më e fortë e kontinentit.
Për të njëjtën arsye, Banka e pavarur Qëndrore Evropiane, do të jetë jashtë kontrollit të parlamentit tw eurozonës, por jo shumë më pak jashtë vëmendjes së kancelares gjermane, siç është sot. Kjo mund të tingëllojë si një formë e çuditshme e federalizmit (dhe një eurozonë të tillë do të jetë ende më tepër një konfederatw, sesa një shtet tërësisht federal).
Por roli kryesor i Prusisë brenda Perandorisë Gjermane, pas bashkimit nw vitin 1871 – një konfederatë e transferuar prerazi në një principatë sovrane “që braktisi sovranitetin, parlamentet, ushtritë dhe trupin diplomatik të mbretërive të vogla gjermane – ofron një model historik.
(Që nga themelimi i pushtetit perandorak, Gjermania ishte ushtria prusiane, kancelari Oto von Bismark ishte shpesh më i fuqishwm si kancelar i Prusisë, sesa i Gjermanisë). Mashtrimi do të jetë në pjesëmarrjen e pjesës tjetër të eurozonës në këtë projekt. Këtu, kancelarja Merkel mund të ketë sërish nevojë të konsultohet me librin me kujtime të Bismarkut. Ndoshta ajo e ka bërë tashmë një gjë të tillë.
Gjermania e shekullit XIX dhe federalizmi
Në vitin 1859, Gjermania ishte një koleksion i 39 shteteve sovrane, që lirshëm u grupuan tek “Konfederata Gjermane” (si BE-ja, një bashkim doganor, por jo një shtet). I ndihmuar nga një bum ekonomik duke filluar nga viti 1850, Bismarku i bashkoi ato duke dëshmuar domosdoshmërinë e udhëheqjes Prusiane të një kombi tw sapolindur gjerman, por të përçarë
në Evropë, që nuk kishte ekzistuar më parë si një subjekt politik.
Në Luftën Daneze (1864), Austriake (1866) dhe Luftën Franko-Prusiane (1870), Bismarku siguroi se çdo krizë i tërhiqte shtetet e vogla gjermane, drejt një varësie më të ngushtë politike dhe ekonomike ndaj Prusisë, deri kur në vitin 1871, një perandori federale gjermane, me Prusisë si shtet i saj më i madh, u shpall.
Me dashje apo jo, Gjermania ka ndjekur një rrugë të ngjashme sot, duke përdorur ekonominë e saj – e katërta më e madhe në botë – më tepër sesa ushtrinë e saj. Gjermania përfaqëson diçka më pak se 25 përqind të popullsisë së eurozonës, dhe zotëron rreth një të tretën e prodhimit të saj ekonomik, duke e bërë atë më pak hegjemonike se Prusinë në kohën e Gjermanisë Perandorake (62 përqind e popullsisë).
Por ajo ka mbështetjen e një blloku më të madh vendesh mike, të lidhura pak a shumë ekonomikisht me të:Holanda, Austria, Belgjika, Sllovakia, Lituania, Letonia, Estonia dhe Finlanda. Dhe teksa ekonomia gjermane ka qëndruar e fortë, dhe vendet e tjera të mëdha (Franca, Spanja dhe Italia) janë dobësuar, kriza e borxhit sovran europian 2010-15 ka përforcuar ndikimin politik të Gjermanisë në mënyrë joproporcionale.
Në fakt, kur Parisi u shfaq si mbrojtës i Greqisë në Bruksel 10 ditë më parë, ishte pjesërisht duke riluajtur përpjekjen e fundit të Vjenës, për të penguar dominimin prusian mbi shtetet e vogla gjermane në vitin 1860.
Ajo që Franca po mbronte në të vërtetë, nuk ishte sovraniteti grek, por pavarësia e vet. Ndoshta gjithçka që qëndron ndërmjet Gjermanisë, dhe një eurozonë të federalizuar sipas kushteve gjermane, është një krizë e borxhit francez – dhe Parisi nuk ka një buxhet të balancuar që nga viti 1970.
Nacionalizmi, përbërësi që mungon
Por asnjë ligj i hekurt nuk thotë se duhet të ekzistojë një Evropë federale, ose më shumë e federalizuar. Në krahasim me shekullin XIX-të, përbërësi thelbësor i nacionalizmit mungon. Megjithatë, ndërsa ndjenja anti-BE është rritur, dhe ajo qe ka spikatur gjatë krizës janë sakrificat që popujt evropianë kanë përgatitur për të vënë në zbatim në emër të monedhës së përbashkët.
Grekët (kështu, të paktën duket tani për tani), preferuan kapitullimin dhe largimin nga eurozona, pjesërisht duke sugjeruar identitetin e tyre të fituar më vështirësi te “evropianëve moderne”, qe ishte dhe më e dashura për ta. Shumica e gjermanëve mund të besojnë se paketa më e fundit e shpëtimit ishte ‘keq’ ose ‘shumë keq’ për Gjermaninë. Por nëse qeveria nuk do të rrëzohet prej saj, kjo pjesërisht i detyrohet faktit se gjermanët kanë mësuar ta shohin të ardhmen e tyre të lidhur, për mirë a për keq, me Evropën.
E vetmja alternativë afatgjatë ndaj federalizimit, largimi i Gjermanisë nga eurozona, ka pak mbështetje.
Sigurisht, të mësuarit për të jetuar në një Evropë federale, nuk do të jetë e lehtë për askënd. Edhe pse tashmë do të jenë të fshehur në legjitimitetin më të madh të strukturave federale, evropiano-jugorët do të durojnë ende ndërhyrjen e mbikëqyrësve dhe agjentëve federalë.
Por ata të paktën do të mendojnë se Evropa Veriore më në fund i përkrah, duke sjellë çfarë te munde ekonomikisht në shekullin e XXI-te. ‘Normaliteti i ri’ i Evropës – një zënkë kronike mbi rishpërndarjen e të ardhurave fiskale, mbi të cilat mund të ndikojë një shtet federal pa shumë polemika – do të jetë i gjatë.
Dhe kjo do të jetë e vështirë, jo më pak edhe për Gjermaninë. Krijimi i Perandorisë Gjermane e bëri Gjermaninë, dhe thelbi i saj prusian, një prej fuqive të mëdha të botës. Por siç e thekson edhe historiani australian Christopher Clark në librin bestseller “Mbretëria e hekurt:Ngritja dhe rënia e Prusisë”, se kjo e fundit “duhej të mësojë për të jetuar nën një trup të madh dhe me peshë
të Gjermanisë së re”.
Ai vazhdon se “ndoshta gjëja më e habitshme në lidhje me rendin e ri politik, ishte dobësia e pushtetit qendror”. Në një periudhë afatgjatë, madje edhe Gjermania mund të cilësojë një Evropë federale si kufizuese deri në frustrim. Ashtu si çdo sipërmarrje federale para saj në histori, Evropa pa dyshim do të rritet në një mënyrë shumë aventureske me kalimin e kohës.
"The Interpreter" – "Bota.al"