A KANË QËNË TOKËSORË SI NE, PROFETI MUHAMED E JEZU KRISHTI..?
Gjatë historisë së njërëzimit,popujt e ndryshëm kanë pasur shumë shejtër e zotër.Para dhe pas periudhës pagane,nga pamundësia për të ditur çfarë ndodhte në natyrë e shoqërinë njerëzore rreth tyre,ata kanë krijuar mitet dhe perënditë e tyre.Në Greqinë e lashtë historianët thonë se njerëzit besonin se kishte zot për diellin,për tokën,për ujin ,për shiun,për luftën etj.Këta ishin zotat,që i krijonte besimi i dhe mendja njerëzore.Ndërsa 4-5 mijë vjet më parë,në Egjiptin e lashtë,një specie tjetër perëndishë u shfaq në tokë me fuqi po kaq të mbinatyrshme në jetën e egjiptianevë.Këta ishin zotat njerëz,ishin mbretërit,faraonët,të cilët jo vetëm ishin zotër të gjithçkaje mbi toka sa ishin gjallë,por tentuan të mbetën të pavdekshëm me piramidat e famshme që ngritën dhe me pasuritë përrallore që morën me vete në to,duke besuar se do t’i gëzonin në jetën e pasosur.Kjo kulturë e të krijuarit të përëndive nga bota toksore,nga mbretërit e plotpushtetshëm u trashëgua deri në kohët e vona.Kjo,sepse vetë perandorëve u pëlqente të njësoheshin me perënditë,pasi kështu e kishin më të lehtë pushtetin dhe komandën mbi popujve e tyre.Ne shqiptarët e kemi të freskët në kujtesë edhe fillimin e profetizimit të figurës së Enverit 35-40 vjet më parë.Enriku e II në Angli,vetëm sepse Papa i Romës nuk ia bekoi shkurorëzimin me gruan e ligjëshme dhe martesën me një dashnore,e shpalli vetën mbret dhe zot të anglezëve,irlandezëve dhe skocezëve.Që ateherë mbeti e ndarë nga Vatikani Mretëria e Bashkuar.Edhe sot e kësaj dite Elizabeta është dhe kryetare e kishës angleze. Pothuajse të gjithë mbretërit dhe despotët e botës kanë pëlqyar që krahas fjalës madhëri,të quheshin edhe perëndi të popujve të tyre.Më mirë se askush tjetër,na i shpjegon këto historioani i madh Karl Grimberg,i cili i ka bërë një pasqyrë shumë të saktë historisë njërëzore tash 5000 vjet e këtëj,në 12 vëllimet e tij voluminoze,mbi të cilat punuan pas tij edhe 150 historianë të tjerë shumë të njohur të botës. 2000 vjet më parë në hostorinë njerëzore,ndodhi diçka jo e zakontë për kohën.U shfaq Jezu Krishti.Shkencëtarët e historisë thonë se Jezu Krishti ishte nga Lazareti,një fshat i Izeraelit.Ai ishtë një njeri krej i zakonshëm,i varfër,si gjithë njerëzit e tjerë të kohës,por shumë i ditur.Në dallim nga të tjerët, Ai shquhej jo vetëm nga dija,por dhe disa dhunti të veçanta për shërimin e njerëzve.Jezu Krishtin filloi ta ndiqte dhe dëgjonte një masë e madhe njerëzish dhe kjo u bë shqetësuese për pushtetarët romakë të kohës në Izerael e Palestinë.Jezu Krishti,që në atë kohë thoshte se: “si skllavi ashtu dhe padroni i tij,janë njësoj para zotit.Edhe gruaja e burri po ashtu”.Imagjinojmë se bëhet fjalë për kohën kur njerëzit shitëshin tregjeve njësoj si bagëtia.Injoranca e varfëria e thellë bënin që vërtetë rraca njerëzore të dallohej pakë nga bota shtazore.Këto ide dhe predikime të palejushme ,” të çmendura” për kohën, e dërguan Jezu Krishtin në kryq.Por mësimet dhe vepra e tij u shkrua në bibël,u pasua e u pasurua nga dishepujt,u përhap furishëm si një risi e madhe anë e mbanë botës.Kush i ndoqi dhe i vuri në jetë këto mësime dhe ide, zhvilloi mendjen dhe prosperoi jetën e vet dhe të shoqërive që i ndiqnin.Për këtë arësye,thonë historianët,Bota e Krishterë e bëri perëndi Jezu Krishin,e quajti si Djalë të zotit në tokë, cili u ringjall pas vdekjes,gjë që predikohet e besohet edhe sot e kësaj dite.Por dijetarët e historianët argumentojnë se bota dhe shkenca sot ecën përpara me një shpejtësi marramëndase:Ndaj brezat e rinj sot e kanë të vështirë të besojnë se Jezu Krishti lindi nga një grua e virgjër me emrin Mari apo se Jezusi u ngjallë pasi vdekjes.Fëmijët sot,që në klasat e para të shkollës,mësojnë se fëmijët lindin vetëm nëse bëjnë seks një burrë e një grua.E dinë se kush ka vdekur një herë,nuk ngjallet më.Ndaj mendimi shkëncor shpesh ka rënë në kundërshtim me institucionet e feve të ndryshme,sepse thyente tabutë,besimet,fantazitë dhe bestitnytë e njerëzve për botën dhe u hapte sytë atyre. Profeti Muhamet erdhi në historinë e njerëzimit afro 500 vjet pas Krishtit.Edhe Kurani po në këtë distancë kohe është shkruar.Barabaritë dhe injoranca njerëzore në atë kohë nuk njihnin rregull e kufi.Komanda mbi njerëzit e egjer ishte e pamundur ndryshe,veç me gjuhën e forcës apo me gjuhën e një fuqie të mbinatyrshme.Muhameti,që në rini dallonte shumë mbi të tjerët nga zgjuarsia,dituria dhe zotësia në tregti. Akumuloi një kulturë e përvojë të madhe si duke studiuar,por dhe duke ndenjur afër dijetarëve të mëdhenj të kohës dhe të feve të ndryshme,përfshi edhe priftërinjtë ebrej.Kështu dalë nga dalë, Ai arriti të mbledhë rreth vetës admirues e ndjekës të shumtë,deri sa mbërriti të bëhej mbret i plotfuqishëm.Si gjithë paraardhësve të tij,Mbretit,i lindi nevoja imediate e administrimit dhe komandimit të turmave të egra dhe më pas të ushtrisë, e cila më vonë u bë më e madhja dhe më fuqishme e gjitha kohrave për botën arabe,me qendër në Mekë.Meka sot është vënd i shenjtë,ku myslimanët shkojnë të fale e të lutën.Por para 1500 vitesh Meka ishte pallati mbretror i mbretit dhe Profetit Muhamet. Historianët argumentojnë se ishte krejt e logjikshme që në atë kohë mbreti Muhamet të krijonte kodin e besimit mysliman,Kuranin.Njerëzit e kësaj pjesë të botës pa te ishin bij të shpellave dhe natyrës.Pikërisht këtu qëndron edhe gjenialiteti i Profetit të ardhshëm Muhamet mbi para e pasardhësit e tij.Ai organizoi,disiplinoi dhe komandoi gjithë ketë pjesë të botës njerëzore. Në Kuran Profeti Muhamet futi shumë rregulla e ligje të ngjashme me Biblen,por dhe shumë të tjera të ndryshëm prej saj,të cilat i përshtat
ëshin botës arabe.Studiusit thonë se ishte domosdoshmeri në atë kohe që një burrë të martohej me 7 gra.Kjo sepse,kur ushtritë ktheheshin nga luftërat ,burrat ishin shuar në masë dhe fshatrat ishin mbushur me gra e vajza vejusha.Vetëm gjenialiteti i Mbretit dhe Profetit Muhamet e shpëtoi botën arabe nga shfarosja,pasi këto norma Ai i futi në Kuran.Ndryshe njerëzit nuk do t’i kuptonin e nuk do ti zbatonin.Edhe ndalimi i mishit të derrit dhe alkolit,ishte një domosdoshmeri jetike për kohën dhe vëndin,ku temparaturat kalonin edhe 50 gradët.Po kështu,privimi i grave nga shumë punë e siklete të jetës ishte e ligjikshme në atë kohë e në në atë botë të egër.Gruaja ishte viktimë vulnerabile e luftërave dhe egërsisë së burrave kudo.Ndaj për nevojat dhe mentalitetin e kohës,nësë ajo do të kryente riprodhimin e shoqërisë,kishte kryer detyrën më të shenjtë e çdo gjë tjetër.Por historianët nuk harrojnë të na kujtojnë se sot rinia e internetit e ka të vështirë të besojë ato që thoshte Mbreti dhe Profeti Muhameti 1500 vjet më parë,kur shprehej se: “Një natë para se të bëja Kuranin, fola me zotin dhe shkruajta çfarë më tha Ai”. Pra thuajse njësoj si skeptikët për lindjen dhe ringjalljen e Krishtit.Të tilla bestytni e skepticizma për to nuk i gjejme vetëm te feja e Krishterë dhe ajo Islame,por dhe dhe në fe të tjera,si Budizmi në Indi,Ebraizmi ne Izerael etj. Këto njerëz që sot vrasin apo vdesin në emer të profetëve,duket se vërtetë kanë mbetur shumë prapa,kanë mbetur në mjerimin mendor të mesjetës.”Janë njerëz të çmendur”, tha vëllai i policit mysliman të vratë këto ditë në Paris,për terroristët e ISIS-it.Ka mundësi që jo vetëm të mos kenë idenë e kohës dhe arësyeve pse u shkruan Bibla dhe Kurani,por mbase nuk kanë lexuar qoftë një rrjsht prej tyre.Historia vërteton se Profetët tanë kanë qënë njerëz që kanë lindur,janë rritur e kanë vdekur si gjithë ne tokësorët.Ne jetojmë në një kohë tjetër me ta,në kohën e dijes,të shkencës,të internetit.Por mjerisht një pjesë e botës ka mbetur aq shumë prapa.Ndaj,duket se rruga e vetme e botës së zhvilluar është : të mbajë të shtrirë dorën e ta ndihmojë pjesën tjetër,pasi rrugën dhe fatin e kemi në një rruzull të përbashkët toksor dhe nësë ekziston,një Zot të përbashkët kemi të gjithë.
ZEF SHTJEFNI