A mundet dhe a duhet një lëvizje e re politike në Shqipëri?
Nga Mentor Kikia
Shinasi Rama ka qenë ndër të parët themelues të PD-së, që u largua jo vetëm prej saj por edhe prej Shqipërisë. Prej koshësh ai ka qenë një kritik sistematik i politikës së Berishës, dhe më gjerë gjithë klasës politike shqiptare për mënyrën si e kanë drejtuar këtë vend. Sëbashku me disa kolegë ai ka nisur një tur nëpër Shqipëri që do të kulmojë me një konferencë në 12 Dhjetor. Rama thotë se qëllimi kësaj lëvizjeje, turi, është të nxisë shqiptarët të reagojnë. Ashtu sic e kisha dyshuar, ardhja e Shinasi Ramës, Grid Rrojit dhe disa të tjerëve, nga SHBA, ishte paralajmëruar nga një artikull kritik dhe “pa doreza” i Huffington Post, që thioshte se në Shqipëri sistemi ka dështuar dhe se duhet që intelektulaët të bëhen bashkë për të nxitur një lëvizje të re politike.
Por Shinasi Rama ka mohuar se ai do të krijojë një parti të re, të djathtë, nëse po,
Pandi Gjata në TCH e pyeti: Pra do të kemi një lëvizje të shpejtë politike?
Shenasi Rama: Jo, lëvizja duhet të lindi këtu. Janë shqiptarët, të cilët jetojnë këtu dhe duhet të ngrihen e të kërkojnë ndryshimin e sistemit.
Pandi Gjata: Ju do të jeni pjesë?
Shenasi Rama: Unë jam pjesë, jam shqiptar, ky është vendi im.
Me pak fjalë “dërgata” amerikane e shqiptarëve po përpiqet të nxisë shqiptarët e këtushëm, që të lëvizin. Ata po na thonë ca gjëra që në fakt ne i dimë. Nuk ka të bëjë kjo me maninë tonë kryenece për të kundërshtuar cdo gjë që na thonë, por realisht i dimë. Por nxitja që Rama, Rroji e Karanxah janë duke bërë, është një gjë e mrekullueshme. Për dy arsye: Së pari, ka një perceptim që Shqipëria është tashmë pronë e PD-PS-LSI dhe kësa duhet të bëjnë vetëm rrotacionin e shfrytëzimit të saj. Dhe e dyta: Njerëzit këtu kanë nevojë për shtysa, pasi ajo që i është dëmtuar më shumë këtij vendi, përpos, lumenjve, pyjeve, naftës, ekonomisë… është edhe nervi. Ne jemi tulatur, jemi kërrusur nga frika e mbijetesës, sepse kush ngre kokë mbetet edhe pa bukë, jemi bere nepunes te rendomte te partive dhe jo shtetit e administrates. Dhe këtu nxitjet janë gjithmonë pozitive.
Pyetja që unë dua të shtroj për diskutim tani është: A ka nevojë Shqipëria për një forcë të re politike, nuk ka rëndësi, e majtë apo e djathtë? A është në gjendje shoqëria jonë ta mbështesë e ta bëjë faktor atë? A mundemi ne të prodhojmë një alternativë të re, apo interesat(të mëdha e të vogla), frika, presinet, tifozeria politike, etj, na kanë ndarë në vatha përfundimisht dhe secili do të blegërijë sipas avazit te cobanit të tij?
Unë po e jap përgjigjen i pari: Po Shqipëria ka nevojë për një lëvizje të re. Sepse klasa aktuale politike tashmë është bërë klasë sipërmarrëse, nuk është më politike dhe kjo mjafton e tepron si arsye. Kapacitetet gjenden, dhe kurajoja gjendet. Por unë druaj se populli do ta mbështesë. Sepse të gjithë bëjnë llogaritë me vendin e punës dhe ca interesa të vogla(dhe jetike) që fillojnë që tek administratori i njësië vendore, kryetari i bashkisë, kryetari lokal i partisë….