Adele: Ja si u dobësova

 

Në finalen e spektakli “X factor UK” gjatë fundjavës, ajo u shfaq më e dobësuar dhe me një formë shumë më të mirë në skenë. Adele një nga këngëtaret më të rëndësishme të muzikës në ditët tona, në këtë mbrëmje u shfaq gjithashtu dhe me një prerje të re flokësh. Pyetjes se çfarë po bën ajo për t’u dobësuar, ajo i është përgjigjur se ka hequr nga ushqimi i saj të vetmen gjë që mundej, çajin. Sipas britanikes “The Sun”, ajo ka thënë: “Dikur pija 10 filaxhanë çaji në ditë, me nga dy sheqer. Tashmë nuk e bëj më dhe kam energji më shumë se kurrë.” Këngëtarja, nënë e një djali 2-vjeçar, aktualisht ka ndërmarr turin botëror për promovimin e albumit “25”. E në këto kohë po përpiqet të jetë sa më në formë, për këtë ajo shkon edhe në palestër. “Këtë e bëj jo për të qenë një masë zero ose gjëra të tilla, por për t’u ndjerë së më mirë”, shpjegon Adele. Për fituesen e shumë çmimeve Gramy Aëards, vajtja në palestër nuk është dicka që e entuziazmon. “Nuk jam nga ato që i bëjnë bisht, por nuk më pëlqen vajtja në palestër. Bëj ushtrimet e mia dhe nuk shihem para pasqyrës.”, tregon 27- vjeçarja.

SHKARKO APP