Adhuruesit e Sushi duhet të përballen me një fakt të rëndë
Njerëzit që adhurojnë ushqimin Sushi, mishin e peshkut të gjallë do të përballen me një fakt të rëndë pasi shkaktohen shumë rreziqe prej tyre.
Mjekët, të bazuar në raportet mjekësore kanë lajmëruar se popullariteti i madh i Sushi po lidhet rritjen e infeksioneve parazitare.
Ekspertët e trajtuan rastin e një 32-vjeçar, i cili vuante nga dhimbja e stomakut, të përzierat dhe ethet prej një jave.
Pas një testi të gjakut, ai tregoi se kishte ngrënë sushi dhe mjekët filluan të dyshojnë për sëmundjen anisakiasis, që ka të bëjë me ‘krimba’ në zonën e stomakut.
Në stomakun e tij u gjetën larvat në formë parazitësh, që ishin të lidhura në një zonë të fryrë dhe të skuqur.
Kështu, mjekët lajmëruan se cdo njeri mund të preket nga këto lloje parazitësh prandaj është mirë që peshkun ta lënë në frigorifer për 4 ditë dhe më pas ta gatuajnë.