Adoleshentja shqiptare, e zhdukur prej tre ditësh me të fejuarin

Itali. Lutja e nënës së adoleshtit italian ka qenë e tillë, me disa pyetje për djalin e saj të humbur, që ai të kthehet në shtëpi: – “Ku kemi gabuar? Pse nuk ma thua? Kthehu, nuk të bëjmë asgjë, më thuaj se çfarë nuk shkon.” Ky është apeli i dëshpëruar i Rebecca Brighenti, ndaj djalit të saj, Alex Brighenti, 16 vjeç, banues në San Miniato, vendndodhja e të cilit bashkë me të fejuarën e tij, Laura Gjinesha, prej 6 dhjetorit, nuk dihet. Duket se dy adoleshentët mund të kenë pasur pakënaqësi me ndonjë nga familjet, më tepër atë shqiptare, që dyshohet se mund t’i kenë bërtitur dhe mërzitur vajzën e tyre.  Megjithatë, prej tre ditësh të zhdukur, mamaja e djalit italian lutet që t’i dëgjohet zëri dhe i biri të kthehet sa më shpejt në shtëpi. Mesazhi i saj i plotë, që është drejtuar në profilin e tij, Facebook, është publikuar në mediat italiane, si një mesazh i mbushur plot dhimbje. Babai shqiptar i Laurës, nga ana tjetër, i ka kaluar tre ditët e fundit, duke bërë xhiro anembanë Italisë, në kërkim të vajzës së tij të zhdukur. Fillimisht ai ishte në Bologna, pastaj në Milano, ku të dy janë parë për herë të fundit të djelën. Sipas babait të Laurës, të fejuarit adoleshentë nuk kanë pasur me vete më shumë se 150 euro dhe nuk kanë as miq në zonën veriore të Italisë. Për këtë arsye ai kërkkon edhe ndihmën e autoriteve italiane. Në mesazhin e saj, nëna e Alex ngre edhe një iluzion mbi familjen e Lauras, teksa i drejtohej . – “Nuk e di se çfarë të kanë thënë prindërit e saj, por ne i kemi njohur mirë dhe mund të them se janë njerëz të veçantë, po aq të dëshpëruar sa edhe ne.” Një histori dashurie “e çmendur”, zënkë me familjarët, aventurë, apo ndonjë fatkeqësi, janë këto dilema që pritet të marrin përgjigje, kur të zbulohet se ku ndodhen dhe pse janë arratisur adoleshenët.  

SHKARKO APP