Adriatik Lapaj humb ndjenjat para Kryeministrisë
Një gjenerator i vendosur nga Adriatik Lapaj për të prodhuar energji elektrike me qëllim ndezjen e ngrohëseve, është shkaku që Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake zbarkuan para godinës qeveritare.
Këta të fundit pretendojnë se me anë të gjeneratorit, i cili ishte i ndezur pra Lapaj ka zaptuar hapësira publike.
Ai i paraqiti efektivëve të Policisë Bashkiake dokumentacionin, që sipas Lapajt, është depozituar pranë Policisë së Shtetit dhe Bashkisë, për protestat e përditshme dhe lidhjen me energjinë elektrike.
Por Lapaj ka pësuar humbje ndjenjash në moment, çka solli pështjellim nga forcat e policisë.
Pas përmirësimit, Lapaj u ngjit mbi gjeneratorin që policia kërkonte të largonte nga sheshi para kryeministrisë dhe kërkoi dorëheqjen e qeverisë.
Protesta vazhdon.
KOHA JONË SONDAZH

