Adriatik Lapaj vendos çadrën e parë para Kryeministrisë

Kreu i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapj flet për vendosjen e çadrave të protestuesve përpara godinës së Kryeministrisë, një aksion që sipas tij është ndërmarrë prej disa muajsh nga anëtarë dhe mbështetës të kësaj lëvizjeje politike. Lapaj deklaroi se Prokuroria e Shqipërisë ka vendosur mos-fillimin e procedimit penal lidhur me çështjen e çadrave të ngritura në bulevard.

Sipas tij, ky vendim përbën një konfirmim se veprimi i ndërmarrë nga aktivistët e lëvizjes është brenda kuadrit ligjor dhe nuk përbën shkelje. Ai theksoi se në arsyetimin e saj, Prokuroria e ka cilësuar vendosjen e çadrave si një formë të ushtrimit të së drejtës kushtetuese për protestë dhe shprehje të lirë të qytetarëve.

Lapaj nënvizon se ky interpretim i institucioneve të drejtësisë i jep të drejtë Lëvizja Shqipëria Bëhet që të vazhdojë me aksionin e saj në bulevard, përballë godinës së qeverisë. Ai shtoi se protestat dhe qëndrimi me çadra janë një mënyrë për të mbajtur të hapur debatin publik mbi qeverisjen dhe për të kërkuar më shumë përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë të premte Adriatik Lapaj hodhi edhe një hap simbolik në këtë drejtim, duke vendosur personalisht një çadër kampingu në shesh. Sipas tij, ky veprim synon të tregojë vendosmërinë e lëvizjes për të vazhduar protestën dhe për të mbrojtur të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Në të njëjtën zonë zhvillohet çdo të hënë edhe një aktivitet tjetër politik. Sali Berisha mbledh mbështetësit e tij në takimet e njohura si “Foltore”, ku mban fjalime kundër qeverisë dhe politikave të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?