Adriatik Lapaj: Vetëm protesta pa parti mund të na bashkojë

Drejtuesi i lëvizjes ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka bërë thirrje që protestat qytetare të zhvillohen nën flamurin kombëtar dhe jo nën simbolet e partive politike, duke argumentuar se veç në këtë mënyrë mund të bashkohen të gjithë qytetarët. Lapaj kujtoi se të njëjtin mesazh e kishte përcjellë edhe gjatë protestave të tij në muajt e fundit.

“Vetëm nën flamurin kombëtar, pa sigla të spikatura partiake, mund të krijohet një rrymë që bashkon të gjithë qytetarët në një reagim të madh popullor. Në këtë fazë, më e rëndësishme është Shqipëria sesa shtëpia politike e kujtdo”, u shpreh ai në ”A2cnn”.

Lapaj e cilësoi pjesëmarrjen masive në protestë si pasojë të pakënaqësisë së akumuluar ndër vite dhe si reagim ndaj asaj që ai e konsideron arrogancë të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, çdo protestë dhe reagim qytetar ka kontribuar në krijimin e klimës së sotme të pakënaqësisë, duke shtuar se tashmë “gota po derdhet”. “E rëndësishme është që arritëm në ditën kur qytetarët janë masivisht në shesh përballë arrogancës së Edi Ramës”, deklaroi Lapaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?