Aeroporti i Vlorës në ngërç, qeveria nis procedurën për zgjidhjen e kontratës koncesionare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mësohet se ka nisur procedurat për anulimin e koncesionit të Aeroportit të Vlorës. Ky vendim vjen pasi skaduan afatet e përfundimit të punës në këtë objekt. Më herët Ministria kishte vendosur një ultimatum për përfundimin e punimeve dhe tejkalimin e vonesave, por pasi kjo gjë nuk është arritur, janë vendosur edhe gjoba kundrejt kompanive kontraktuese.

Punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës nisën zyrtarisht në nëntor të vitit 2021. Sipas kontratës koncesionare dhe planit fillestar të investimit, aeroporti duhej të përfundonte brenda rreth tre viteve dhe të niste operimet gjatë vitit 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?