Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pezullon udhëtimet drejt Izraelit dhe Dubait

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka pezulluar të gjitha fluturimet drejt dy qyteteve të mëdha në Lindjen e Mesme, Tel Aviv-it dhe Dubai-t.

Sipas njoftmit zyrtar, fluturimet do të jenë të pezulluar deri në një njoftim të dytë. Në njoftim theksoihet se shkak i pezullimit është bërë situata e tensionuar në Lindjen e Mesme që ka çuar edhe në mbylljen e hapësirave ajërore.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton pasagjerët që për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe mbylljes së hapësirave ajërore, të gjitha fluturimet drejt Tel Aviv dhe Dubait janë anuluar deri në një njoftim të dytë”, njoftoi TIA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?