Agjencia e Sigurisë Kibernetike: Mbi 14.6 milionë sulme kibernetike ndaj Shqipërisë në gjashtë muaj

Mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave të informacionit në Shqipëri gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026.

Sipas të dhënave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), gjatë periudhës janar–qershor janë evidentuar 14,628,595 tentativa sulmesh, që përkthehen në rreth 56.4 tentativa çdo minutë.

Nga totali i sulmeve të evidentuara, 54% kanë qenë të drejtuara ndaj infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tentativat për ndërhyrje kibernetike kanë prekur sektorë të ndryshëm, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik dhe fusha të tjera me rëndësi për funksionimin e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

AKSK bën me dije se vijon monitorimin e vazhdueshëm të kërcënimeve kibernetike dhe forcimin e masave mbrojtëse, me qëllim rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të informacionit në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

PS 8073 (41.6%)
PD 4618 (23.8%)
PROTESTA 6725 (34.6%)

Vota totale: 19416