Agron Shehaj: Kryeministri u tremb se i ka shkuar BKH në kryeministri!
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se kryeministri Rama është trembur kur i kanë shkuar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në zyrë.
Sipas Shehajt, kjo është arsyeja pse ai, në podcastin e sotëm, është përpjekur t’i intimidojë, duke i tallur dhe duke i fyer.
Por kryetari i Partisë Mundësia argumenton se fundi i Edi Ramës është para drejtësisë, njësoj si të gjithë kryeministrat e tjerë të korruptuar të Europës lindore.
“Edi Rama është trembur! Është trembur shumë sepse i ka shkuar SPAK-në zyrë. Sot ka sulmuar oficerët e BKH-së, i ka sharë, i ka fyer, është tallur me ta, ka kërkuar t’i intimidojë. Por fundi i Edi Ramës është si të gjithë kryeministrat e tjerë të korruptuar të Europës së lindjes, para drejtësisë” – shprehet Shehaj.
KOHA JONË SONDAZH

