Agron Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat parlamentare
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Ky vendim u mor sot nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pasi një ditë më parë Shehaj rrëmbeu nga zyrat e Kuvendit dokumentin konfidencial për marrëveshjen e huasë me SHBA-në dhe iku me vrap.
Masa disiplinore u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila e akuzoi Shehajn për incidentin e ndodhur një ditë më parë në ambientet e Kuvendit, gjatë shqyrtimit të marrëveshjes për huanë direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak.
Sipas përfaqësuesve socialistë, dokumenti i shqyrtuar përmbante informacion të klasifikuar dhe, për këtë arsye, mund të konsultohej vetëm në ambientet e përcaktuara nga Kuvendi, pasi deputetët të kishin nënshkruar paraprakisht deklaratën e konfidencialitetit.
KOHA JONË SONDAZH

