
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka renditur tre mësime që, sipas tij, duhen nxjerrë nga zhvillimet politike në Serbi dhe që mund të shërbejnë si shembull për opozitën në Shqipëri. Në një reagim të tij, Shehaj thekson se përballja me pushtetin kërkon një alternativë të besueshme politike, vazhdimësi të protestave dhe refuzim të dialogut apo marrëveshjeve politike.
Postimi i plotë
Tre gjëra mësuam nga rrëzimi i Vuçiç në Serbi.
E para, një alternativë e besueshme është e vetmja mënyrë për të rrëzuar regjimet dhe autokracitë.
E dyta, protesta duhet të vazhdojë. Në Serbi u deshën 2 vjet. Në Tiranë kemi pothuajse 5 muaj që protestojmë dhe duhet të vazhdojmë të protestojmë aq kohë sa është e nevojshme për të rrëzuar Edi Ramën.
Dhe e treta, nuk ka dialog! Nuk ka marrëveshje! Ndryshimi do të vijë nëpërmjet zgjedhjeve!
