Ahmetaj: 2015-ta, viti i luftës kundër informalitetit

“Kapërcimi në nivelin tjetër të rritjes ekonomike është sfida e qeverisë për vitin 2015”. Kështu deklaroi Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat, ku renditi arritjet e institucionit që drejton gjatë vitit që lamë pas dhe përparësitë për vitin që sapo ka hyrë. Ministri Ahmetaj theksoi se viti 2015 do të jetë viti i luftës kundër informalitetit, vazhdimit të reformave, investimeve të huaja dhe rritjes së punësimit.

Sipas ministrit Ahmetaj, “risia e parë e vitit 2015 janë marrëveshjet e partneritetit publik-privat.” Ministri tha se po punohet për të rikonceptuar procedurat aktuale të koncensioneve dhe të partneritetit publik-privat në favor dhe përfitim të qytetarëve.

Për ministrin Ahmetaj, viti që kaloi mund të konsiderohet si viti i punësimit, pasi u hapën 81 mijë vende të reja pune. “Ishte viti i një marrëdhënie krejt të re me sipërmarrjen. Qeveria pagoi borxhet e prapambetura dhe vazhdon t’i paguajë edhe sot ato borxhe”- tha Ahmetaj. Ministri foli edhe për projektet në vazhdim në disa sektorë si infrastruktura, bujqësia, shëndetësia, por edhe shërbimi social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?