Ahmetaj: Në 2016-n, rritje prej 3.4 për qind të PBB-së

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një konferencë për shtyp me misionin e FMN-së ka deklaruar se programi i përbashkët i ka arritur objektivat ekonomikë.

“Në 2016-n kemi pasur një rritje prej 3.4 për qind të PBB-së. Sot kemi konsolidim të qëndrueshëm fiskal”, ka deklaruar Ahmetaj.

Shefi i Financave ka theksuar se, misioni i FMN-së ka qenë një nxitës për të gjithë programin qeveritar dhe do të vazhdojë të jetë një partner i rëndësishëm për Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe përfaqësuesja e FMN-së për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Reformat strukturore janë në rrugë të mbarë. Mbetemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë edhe në të ardhmen”, ka thënë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?