Ahmetaj nënshkruan Marrëveshjen për Fondin Saudit

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nënshkroi sot në emër të qeverisë shqiptare Marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim përfaqësuar nga z. Mohammad Aljenaidel, për financimin e projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”.

Projekti parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.

Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë e cila do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë USD dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30,000,000 USD.

Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj:

Përshëndetje,

Sot kam kënaqësinë që së bashku përfaqësuesin e Fondit Saudit për Zhvillim, z. Mohammed Aljenaidel, të nënshkruajmë Marrëveshjen e Huasë për financimin e Projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”, një projekt ky tejet i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në nivel lokal e rajonal.

Projekti i propozuar ka dy objektiva kryesore:

  • Rikonstruksioni i rrugës do të krijojë një korridor të ri i cili është më tërheqës, më i sigurtë dhe më shpejt i përshkrueshëm se rruga ekzistuese për lidhjen me bregdetin e Jugut.
  • Nga ana tjetër, ndërhyrja e propozuar është gjithashtu një projekt i zhvillimit rural, shumë i rëndësishëm, për komunitetin e Bashkisë Selenicë, Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Himarë nëpërmjet përmirësimit të aksesit tek shërbimet për banorët e fshatrave të luginës së lumit të Vlorës, reduktimit të kostos së udhëtimit dhe kohës së transportit të produkteve bujqësore drejt tregjeve, si dhe diversifikimin e ekonomisë vendore nëpërmjet promovimit të ekoturizmit.

Projekti i rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra bëhet fjalë për një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.

Ky segment rrugor së bashku me segmentin rrugor të financuar nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, plotësojnë projektin e “Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës”. Me zbatimin e këtij projekti, do të përfitojnë banorët e një zone të konsiderueshme që përfshin Bashkinë Vlorë, Himarë, Selenicë, dhe të gjitha njësive administrative të luginës së Lumit të Vlorës. Në termat e përfitimeve ekonomiko-sociale të projektit, do të vecoja:

  • do të përmirësohet aksesi në rrugë;
  • do të mundësohen shërbime transporti më frekuente me kohë dhe kosto të reduktuar;
  • do të rritet aksesi në tregjet rajonale dhe lokale për të shitur produktet bujqësore dhe blegtorale;
  • do të reduktohet papunësia në zonë dhe do të rriten të ardhurat për popullsinë lokale nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës dhe intensifikimit të aktiviteteve ekonomike ekzistuese;
  • do të diversifikohet ekonomia vendore nëpërmjet promovimit të aktiviteteve të ekoturizmit;
  • do të përmirësohet aksesi dhe përfshirja në aktivitetet sociale, sportive dhe kulturore;
  • do të reduktohet numri i familjeve që jetojnë nën nivelin minimal të varfërisë;
  • do të përmirësohet cilësia e shërbimeve bazike.

Investimi në këtë rrugë ka norma të larta të kthimit të investimit dhe vlera të riskut shumë të vogla.

Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë e cila do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë USD dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30 milionë USD. Vlera e TVSH do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Huaja e akorduar  nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën prej 30 milionë USD do të përdoret për financimin e rrugës së Lumit të Vlorës e përbërë nga segmenti Ura e Peshkëpisë – Qeparo dhe segmenti Ura e Peshkëpisë – Bashkimi me superstradën Levan – Tepelenë, që do të thotë që zona, sidomos zona e lumit të Vlorës kthehet në një zonë lehtësisht e aksesueshme, madje një destinacion patjetër ekoturizmi.

SHKARKO APP