Ai italian, ajo ruse, martesa e vecantë në Torino, ‘Po’ në gjuhën e shenjave

Së bashku me bashkiaken Chiara Appendino, pas bankës së celebrimeve ishin edhe dy interpretues të gjuhës së shenjave.

Ishte hera e parë që në Torino zyrtarizohej në alfabetin e gjesteve, një martesë civile mes dy personave shurdhë-memec.
Ceremonia e martesës është mbajtur dje pasdite në sallën Marmi të Pallatit të Qytetit, ku çifti do martohej, ai italian, ajo ruse.

‘Është hera e parë që realizohet në këtë formë një martesë civile mes dy shurdh-memecësh’, ka thënë kryetarja Appendino, pa e fshehur emocionin.

Në sallë ishte instaluar edhe një ekran i madh që i lejonte të gjithëve të lexonin atë që shprehej nëpërmjet shenjave.
Përveç interpretuesit italian, ishte edhe ai i gjuhës ruse, për të ftuarit e nuses që nuk kuptonin italisht.
/BW

SHKARKO APP