Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 1 Nëntor 2026, 12:59 Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rasti Veliaj
  • Derbi i Madoninës
  • Euro e dobët
  • Tritol në Tiranë
  • Selin Bollati
  • Trump kundër Murdoch
  • Tragjedia në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Akademia e FA nis vitin akademik në kampus të ri, ministri Nufi: Modernizimi sipas standardeve euroatlantike, prioritet

Lajme E martë, 6 Tetor 2026 16:53
Akademia e FA nis vitin akademik në kampus të ri, ministri Nufi: Modernizimi sipas standardeve euroatlantike, prioritet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kampusin e ri të Akademisë së Forcave të Armatosura ka nisur viti i ri akademik, me 289 studentë që i bashkohen rrugëtimit të formimit profesional dhe ushtarak për t’i shërbyer vendit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi e cilësoi kampusin e ri si një dëshmi të vizionit për ndërtimin e Forcave të Armatosura moderne, profesionale dhe të afta për t’iu përgjigjur sfidave të së ardhmes.

Ministri theksoi se arsimi ushtarak dhe modernizimi i tij mbeten një prioritet, duke nënvizuar nevojën për një sistem arsimor cilësor, konkurrues dhe të ndërveprueshëm me standardet euroatlantike. “Këtu qëndron edhe përgjegjësia jonë: që të ndërtojmë një sistem arsimor ushtarak që i përgjigjet nevojave të Forcave të Armatosura të sotme, por që përgatit njerëzit për sfidat e së nesërmes. Të ndërtojmë një sistem cilësor, konkurrues dhe plotësisht i ndërveprueshëm me standardet euroatlantike – sepse Shqipëria është një aleate e përkushtuar e NATO-s, tashmë jo më një konsumatore, por një kontributore aktive e saj. Ne nuk duam vetëm të jemi pjesë e Aleancës, por duam të jemi një aleate gjithnjë e më e aftë për të kontribuar në të”, u shpreh ministri Nufi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Viti i ri akademik 2026-2027 e ka gjetur Akademinë e Forcave të Armatosura në një kampus të ri sipas standardeve ndërkombëtare. Sipas Ministrit Nufi, investimi në arsim është një investim i drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare, veçanërisht në një kohë kur inteligjenca artificiale, kërcënimet kibernetike dhe teknologjitë e reja po ndryshojnë mënyrën e zhvillimit të konflikteve dhe operacioneve ushtarake.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ushtarakët e së ardhmes nuk duhet vetëm të dinë se si të përdorin teknologjinë, por edhe të kuptojnë se si ajo ndryshon mënyrën e të menduarit, të planifikimit dhe të vendimmarrjes”, tha më tej Ministri Nufi. Në fjalën e tij, Ministri i Mbrojtjes vlerësoi gjithashtu punën e pedagogëve, instruktorëve dhe stafit të Akademisë, si dhe mbështetjen e familjeve të studentëve në rrugëtimin e tyre.

Mund t'ju interesojë

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta:...

Para 1 ore
Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit

Para 2 orësh
Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Edi Rama: Po ju pres për DIALOG!

Para 4 orësh

Në ceremoni ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Ferdinand Dimo; akademikë, komandantë, drejtues, ushtarakë dhe studentë.









Etiketat e lidhura

Akademia e FAErmal Nufi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat
Para 5 minutash

Dy persona në pranga, transportonin emigrantë kundrejt pagesës, sekuestrohet automjeti dhe telefonat

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici
Para 1 ore

Bënë shqiponjën me duar në Mal të Zi, 4 gjimnazistë nga Durrësi përfundojnë në polici

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
Para 1 ore

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
Para 1 ore

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

Më të lexuarat

1 Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS
Para 15 orësh

Ja si ishte Blendi Fevziu 30 vite me parë kur ishte kryeredaktor i revistës AKS

2 Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…
Para 15 orësh

Kryebashkiaku i parë që deklaron rikandidimin me 9 maj…

3 Euro e dobët dhe paratë e pista
Para 5 orësh

Euro e dobët dhe paratë e pista

4 Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për sot, 1 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.