Akademia e Pushtetit Vendor, ambasadorja e Zvicrës: Hap drejt përmirësimit të shërbimeve publike
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber thotë se çelja e Akademisë së Pushtetit Vendor është një moment kyç për sistemin e qeverisjes vendore në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj në takimin e organizuar për prezantimin e kësaj akademie, Huber e cilësoi këtë iniciativë si “një gur kilometrik në zhvillimin e mëtejshëm të decentralizimit dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët shqiptarë”.
“Zvicra ka qenë pjesë e mbështetjes për reformat e decentralizimit dhe do të vijojë të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore”, u shpreh ajo. Huber theksoi se kjo akademi është një mundësi për të fuqizuar kapacitetet e qeverive vendore, duke u siguruar që reformat të kthehen në shërbime cilësore dhe të prekshme për qytetarët.
“Akademia do të sigurojë që këto reforma të kthehen në përmirësime të prekshme për jetën e qytetarëve”, tha Huber. Ajo shtoi se roli i Asamblesë dhe Bordit Drejtues të Akademisë është kyç për të siguruar që angazhimet të realizohen në mënyrë profesionale dhe efektive. “Qeveritë vendore janë pararojë e reformave të Bashkimit Evropian, dhe fuqizimi i kapaciteteve të tyre është një hap i rëndësishëm në këtë proces”, theksoi ambasadorja.
Huber përmendi gjithashtu Platformën e Menaxhimit të Njohurive, e cila mbështetet nga Suedia dhe Zvicra dhe ka për qëllim ndarjen e praktikave më të mira me Akademinë, për të mundësuar një përhapje më të gjerë të njohurive dhe përvojës në nivelin e administratës vendore.
KOHA JONË SONDAZH
Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?
Results
Vota totale: 12323

