AKBN hap dyert për fëmijët e punonjësve, zv/kryeministrja Balluku: Një ditë e veçantë

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) hapi dyert për fëmijët e punonjësve të saj, në një ditë të veçantë kushtuar njohjes me energjinë, mineralet dhe burimet natyrore. Vogëlushët patën mundësinë të mësojnë, por edhe të argëtohen përmes aktiviteteve të ndryshme edukative e argëtuese.

Zv/kryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau disa momente nga kjo vizitë, duke e cilësuar atë si një ditë të veçantë, jo vetëm për të vegjlit, por edhe për prindërit e tyre.

”Inxhinierët e vegjël të AKBN-së. Një ditë ndryshe, në një prej institucioneve tona, i cili hapi dyert për të mirëpritur fëmijët e punonjësve, duke iu krijuar mundësinë atyre për të mësuar plot gjëra të reja për energjinë, mineralet dhe burimet natyrore, por edhe për t’u argëtuar. Një ditë e veçantë jo vetëm për të vegjlit, por edhe prindërit e tyre”, shkroi Balluku në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?