Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina përfundon në kanal
Lajme E Mërkurë, 3 Shtator 2025 15:43
Një aksident rrugor është regjistruar pak më herët në segmentin e autostradës Lushnje–Fier, në vendin e quajtur “Vajkan”.
Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanalin anësor.
Sipas raportimeve tre personat që ndodheshin në mjet nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

