Aksidenti tragjik në Shkodër, dalin emrat e viktimave dhe të plagosurëve

Një aksident i rëndë ka shkaktuar dy të vdekur dhe katër të plagosur në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa janë përlasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, ku humbën jetën Diana Mjeshtri 45 vjec dhe Luljeta Zefi 39 vjec.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e aksidentit, ndërsa mësohet se të plagosur kanë mbetur Emanuela Perjaku 23 vjeç, Jak Perjaku 28 vjeç, Pjeter Zefi 66 vjeç, Beta Mata 32 vjeç dhe Lufti Kubaçi 55 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë perplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër

Gjithashtu si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP