FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksion në bregdetin e Vlorës, ministri Gonxhja: Nuk do të tolerohet zaptimi i plazheve

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja këtë të mërkurë ka zhvilluar një inspektim në plazhet e Vlorës, duke u ndalur edhe në zonën e Lungomares.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shkelje nga disa subjekte, të cilat kanë abuzuar me hapësirat e lejuara, duke vendosur çadra dhe shezlongë përtej kapaciteteve të miratuara dhe duke zaptuar zona që duhet të ishin publike.

Gonxhja ka theksuar se për çdo subjekt që shkel ligjin do të ketë sekuestro të pajisjeve, ndërsa sot në Vlorë ka nisur bllokimi i materialeve në disa pika të plazhit. Ai ka ngritur shqetësim edhe për problematikat me hartën e ndarjes së hapësirave, duke kërkuar më shumë angazhim nga Bashkia për menaxhimin e vijës bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?