Aksion pastrimi në Pogradec, Rama poston fotot: Gati për përgatitjen e plotë të sezonit turistik
Në Pogradec është zhvilluar një aksion i gjerë pastrimi, ku morën pjesë ndërmarrjet e bashkisë, kompani private dhe nxënës të shkollave lokale. Aksioni filloi nga Qafë Thanë, porta hyrëse për turistët e huaj, dhe u zhvillua përgjatë rrugës që lidh këtë pikë me qytetin, duke përfshirë edhe bregun e liqenit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aktiviteti, duke theksuar se kjo është vetëm faza e parë e pastrimit. Sipas tij, së shpejti do të nisë edhe faza e dytë, për të siguruar që Pogradeci të jetë i përgatitur plotësisht për sezonin turistik.
“Një nismë e përbashkët mes bashkisë, sektorit privat dhe shkollave për të përmirësuar ambientin e qytetit dhe për t’iu dhënë mirëseardhje vizitorëve”,-shkruan Rama, duke nënvizuar rëndësinë e këtij aksioni për komunitetin dhe turizmin lokal.
KOHA JONË SONDAZH

