Aksioni i pastrimit në Tiranë/ Pas Paskuqanit, Bashkia nis punë në lumin e Lanës në Shkozë


Pas ndërhyrjes për pastrimin e lumit të Tiranës në zonën e Paskuqanit, Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin edhe në lumin Lanë, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative Nr. 2.

Mjetet e rënda të Bashkisë dhe punonjësit në terren kanë nisur punën për largimin e mbetjeve të grumbulluara në shtratin dhe përgjatë brigjeve të lumit, me synim përmirësimin e gjendjes së zonës dhe shmangien e bllokimeve.

Ndërhyrja në Shkozë është pjesë e punës së vijueshme për pastrimin e lumenjve dhe kanaleve në territorin e Tiranës, duke u fokusuar në zonat ku janë konstatuar grumbullime të mbetjeve dhe nevojë për ndërhyrje me mjete të rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni pritet të vijojë edhe në pika të tjera problematike, si pjesë e punës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e territorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 2591 (65%)
Jo 1396 (35%)

Vota totale: 3987