Aksioni i PD për 2026, Balliu nuk përjashton ngujimin: Do të ketë përshkallëzim

2025 nuk ka qenë një vit i lehtë për Partinë Demokratike, pasi humbi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe pakënaqësitë u shtuan drejt lidershipit. Më pas Sali Berisha ngriti një foltore para Kryeministrisë, ku çdo të hënë edhe më pak njerëz u bashkonin kauzës së tyre. ”Aksioni i opozitës në vitin 2026 do të përshkallëzohet”, pohon deputeti demokrat Klevis Balliu në një intervistë për A2CNN, ku nuk përjashton as grevën e urisë dhe as ngujimin si në Kuvend por edhe në sheshe.

”Asgjë nuk përjashtohet, por mendoj se duhet të merremi me qeverinë në një format ballor. Nuk përjashtohet as ngujimi dhe asgjë tjetër në aksionin tonë. Më së shumti mendoj se fokusi duhet të jetë në formë proteste afatgjatë, deri në arritjen e qëllimit. Qëllimi tashmë është i qartë, Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapet rrugë një qeverie teknike apo tranzitore”.

Sipas Balliut detajet e zbuluara nga dosjet e SPAK deri më tani janë maja e ajsbergut, duke paralajmëruar prova të reja më të rënda për zyrtarët por edhe për eksponentët e krimit. Përveç protestës në bulevard, demokratët tentuan të shkonin edhe në banesën e kreut të qeverisë në Surrel. Balliu nuk mohon që një aksion i tillë por në përmasa më të mëdha të përsëritet në javët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Edi Rama ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e tyre dhe me afera korruptive ka ndërtuar atë banesë 6 mijë metra katrorë. Ajo është një banesë e ndërtuar me djersën e shqiptarëve dhe shqiptarët nëse vendosin të shkojnë, shkojnë në pronat e vjedhura nga Edi Rama. Dhe në këtë aspekt, Edi Rama e ka personalizuar betejën me shqiptarët”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?