FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

AKSK ngre alarmin: Shtohen sulmet kibernetike, qytetarët të tregojnë kujdes me mesazhet bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të rasteve të mashtrimit kibernetik që synojnë klientët e bankave në Shqipëri, përmes metodave phishing dhe smishing. Sipas AKSK-së, autorët e këtyre skemave përdorin emrin, logon dhe elementë të identitetit vizual të institucioneve bankare për të dërguar mesazhe SMS ose email-e që paraqiten si komunikime zyrtare.

Postimi i plotë:

Kujdes nga tentativat e mashtrimit që përdorin identitetin e bankave.Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka evidentuar një rritje të fushatave phishing dhe smishing që synojnë klientët e bankave në Shqipëri. Në këto raste, aktorë keqdashës përdorin emrin, logon dhe identitetin vizual të institucioneve bankare për të dërguar SMS ose email që duken autentike. Përmes tyre, qytetarët nxiten të veprojnë menjëherë, duke klikuar në lidhje mashtruese ose duke ndarë të dhëna konfidenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhet shpesh përmbajnë pretendime për:

Swiss Digital Mobile Reklama

▪️ aktivitet të pazakontë në llogari;

▪️ bllokim ose pezullim të shërbimit;

▪️ nevojë urgjente për konfirmimin e të dhënave.

Qëllimi i tyre është përvetësimi i kredencialeve bankare dhe i të dhënave financiare.

AKSK rekomandon:

Mos u besoni mesazheve që kërkojnë veprim të menjëhershëm ose krijojnë ndjesinë e urgjencës.

Mos ndani asnjëherë PIN-in, fjalëkalimin, kodin OTP apo të dhënat e kartës përmes SMS-ve, email-eve ose telefonatave.

Verifikoni çdo komunikim vetëm përmes kanaleve zyrtare të bankës suaj.

Kontrolloni me kujdes adresën e faqes (URL) përpara se të klikoni në një lidhje.

Nëse dyshoni se keni dhënë të dhëna sensitive, kontaktoni menjëherë bankën dhe ndiqni udhëzimet e saj.

Siguria e të dhënave financiare fillon me kujdesin ndaj çdo komunikimi të dyshimtë. Përpara se të klikoni ose të ndani informacion, ndaloni dhe verifikoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?