Akti normativ në buxhetin e 2017/ Rriten shpenzimet e të ardhurat, por deficiti s’ndryshon

Ndryshimet që Këshilli i Ministrave ka bërë në buxhetin e vitit 2017 parashikojnë një rritje të ardhurave dhe të shpenzimeve por duke mbajtur deficitin në të njëjtin nivel. Po ashtu, një ndryshim tjetër është ulja e shpenzimeve të pushtetit vendor dhe rritja e shpenzimeve për sigurimet shoqërore e për garancitë shtetërore. Mëposhtë janë ndryshimet që ka pësuar buxheti i vitit 2017.

Neni 1

Buxheti për vitin 2017 është:

Të ardhurat 442 901 milionë lekë/ Rriten me 4.5 miliard lekë

Shpenzimet 474 100 milionë lekë/ Rriten 4.5 miliard lekë

Deficiti 31 199 milionë lekë/Mbetet i pandryshuar

Neni 2

Buxheti i shtetit për vitin 2017 është:

Të ardhurat 336 801 milionë lekë/ -799 milion lekë

Shpenzimet 368 000 milionë lekë/-779 milion lekë

Deficiti 31 199 milionë lekë.

Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2017 është:

Të ardhurat 46 400 milionë lekë/rriten me 3.5 miliard lekë

Nga të cilat:

– transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror 15 635 milionë lekë/pandryshuar

– transferta specifike 6 741 milionë lekë/26 mln lekë më shumë

Të ardhura të tjera 24 024 milionë lekë/ 3 miliard e 474 milion lekë më shumë

Shpenzimet 46 400 milionë lekë/ -3.5 miliard lekë

Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2017 është:

  1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej, 115 264 milionë lekë/1.6 miliard lekë më shumë

Nga të cilat:

– kontributet 70 868 milionë lekë/ 1.7 miliard lekë më shumë

– transferimet nga buxheti i shtetit 41 933 milionë lekë/ -101 milion lekë

– transferta për indeksimin e pensioneve nga buxheti 2 462 milionë lekë/ e pandryshuar

– Shpenzimet 115 264 milionë lekë/ 11. 6 miliardë lekë më shumë

“Neni 13

Fondi rezervë i buxhetit të shtetit prej 2 400 milionë lekësh përdoret:

– deri në 1 300 milionë lekë, për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore, nga Këshilli i Ministrave/Rritet me 100 milion lekë

– deri në 100 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit/Ulet me 400 milion lekë

– deri në 1 000 milionë lekë, për përballimin e emergjencave natyrore/ Pandryshuar

Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4 000 milionë lekësh përdoret për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në nivelin e borxhit/Pandryshuar

Neni 20

Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2017, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, është 45 623 milionë lekë (rritje me 13 miliard e 924 milion lekë), i dhënë me hollësi, si më poshtë:

– Për huamarrjen e brendshme dhe të huaj vjetore, përfshirë mbështetjen buxhetore nga Banka Botërore, deri në 42 849 milionë lekë. Prej këtij limiti të huamarrjes totale neto për financimin e deficitit do të përdoren deri në 30 849 milionë lekë. Pjesa tjetër prej 12 000 milionë lekësh do të mbahet si shtesë gjendje në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë. Ndërkohë, niveli i deficitit të buxhetit të vitit 2017 mbetet i pandryshuar sipas përcaktimit në nenin 1, prej 31 199 milionë lekësh.

– Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 2 774 milionë lekë/Rritja me 2 miliard e 274 milionë lekë

Stoku i borxhit publik total, përfshirë borxhin shtetëror të garantuar, vlerësohet të arrijë në 1 112 189 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit/ Rritja me 66 miliardë 803 milion lekë.

Tavani për vlerën totale të kontratave në përqindje të PBB-së për të gjitha projektet koncesionare/PPP-të ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi për vitin 2017, në përputhje me të dhënat e regjistrit të koncesioneve, është 32.46% e PBB-s

SCAN

SHKARKO APP