Akti normativ për kontributet: Ja llogaritja e re për të vetëpunësuarit

Qeveria ka miratuar një akt normativ që përcakton se sa do të jetë masa e kontributeve për kontributet e profesioneve të lira. Akti normativ vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ligjin e qeverisë për kontributet e profesioneve të lira.

Akti normativ që tashmë ka marrë fuqi ligjore, pas publikimit në Fletoren Zyrtare, argumentohet si një veprim i kryer në kushtet e pamundësisë kohore për hartimin e akteve nënligjore e në kushtet kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka prodhuar një boshllëk ligjor.

Llogaritja e kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes sipas aktit të ri

1. Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore p?r punonjësin e papaguar të familjes llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Kontributet e detyrueshme të sigurimit shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Kur veprimtaria ekonomike e tatimpaguesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për muajin”.

/Syri.net/

SHKARKO APP