Aktivistët bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve: Më 7 shtator, rrethojmë Kryeministrinë deri në…
Sonte po mbahet protesta e 96-të, dhe një aktivist thotë se rezistenca do të vijojë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar. Ai u shpreh se institucionet që duhet të merren me përgjegjësit e situatës janë BKH dhe SPAK, duke akuzuar qeverinë për keqqeverisje dhe korrupsion.
”I vetmi institucion që duhet t’i presë është BKH dhe SPAK. Ata nuk duan ta shohin qeverisjen e tyre, që tashmë ka hyrë në vitin e 14-të, në pasqyrë, sepse do tmerrohen. Sot nuk i harrojmë protestuesit që vijojnë të mbahen në bllokun e sigurisë në mënyrë të padrejtë. Edhe sot brohorasim për lirimin e tyre”, deklaroi aktivisti.
Nga ana tjetër tha se përpjekjet për ta zhvendosur vëmendjen nga kauza e protestës nuk do të ndikojnë në qëllimin e saj, duke nënvizuar se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
”Çdokujt që kërkon ta zhvendosë vëmendjen e kësaj proteste nga lufta kundër krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes, i themi se këta nuk janë problemi pse ne kemi dalë në shesh. Synimi ynë është vetëm dorëheqja e Ramës”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

