Aktivisti Edison Lika: Kauzën do ta çojmë deri në fund, makthi i pushtetit është entuziazmi i qytetarëve!

Në protestën e 100-të para Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika deklaroi se qytetarët janë të vendosur ta vijojnë rezistencën deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Jo vetëm është protestuar 100 ditë me radhë, por ka të njëjtin entuziazëm që ditën e parë”, u shpreh Lika.

Duke iu drejtuar protestuesve, ai kërkoi të dinte nëse janë të gatshëm të vazhdojnë edhe përtej 100 ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“A do ta rrëzojmë Edi Ramën me gjithë sistemin e korruptuar?! A ka vullnet që të jemi këtu edhe 100 ditë, po qe nevoja?”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lika e cilësoi pjesëmarrjen dhe entuziazmin e protestuesve si një kërcënim për pushtetin.

“Ky entuziazëm është makthi i këtij pushteti, por i çdo pushteti”, deklaroi aktivisti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?