Aktivisti Edison Lika: S’ka dialog, vetëm dorëheqje e Ramës dhe qeveri tranzitore

Në ditën e 55-të të protestës, aktivisti Edison Lika iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama të mbajtura në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Ai u shpreh i qartë se nuk ka më kthim pas dhe se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme.

”Ne kërkojmë dorëheqjen. Ne i kemi thënë atij që kërkon të dialogojë me ne se diskutimin me të e kemi mbyllur para 55 ditësh. Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqja. Kryeministri dukej se vetëm një gjë e kishte kuptuar mirë: se kjo protestë shënon fundin e një epoke. Kjo protestë shënon dhe duhet të shënojë fundin e një epoke, fundin e një epoke ku qytetari beson verbërisht dhe bëhet tifoz i partive politike.

Ne nuk mund të pranojmë të jemi skllevër të partive politike. Nuk do të jemi më peng i të korruptuarve dhe i kriminelëve. Nëse i shkon ndër mend se do të japë dorëheqjen dhe do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, e ka gabim. Ne jemi të vetëdijshëm se kjo qeveri ka krimin dhe patronazhistët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi të japë dorëheqjen, ky vend duhet të kalojë në një qeveri tranzitore. Nuk do të lëmë pa përmendur edhe një kërkesë shumë të rëndësishme: kërkojmë që të mos ketë më shumë se dy mandate për kryeministrin. Kjo shoqëri nuk ka nevojë për diktatorë dhe autokratë. Ne kemi nevojë për një model të ri. Nuk kemi nevojë për një njeri të ri, por për një sistem të ri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?