FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktivistja Luçiana Kokaj: Duruam gjithë këto vite zhvatje dhe grabitje, nuk janë asgjë 43 ditë!

Aktivistja Luçiana Kokaj në nisje të protestës së së 43-të u shpreh se asnjë nuk e kishte menduar se do zgjaste kaq shumë.

Ajo shtoi se qytetarët nuk largohen nga sheshi pa rikthyer dinjitetin në vend.

Luçiana Kokaj: Askush nuk mendonte se do qëndronim kaq gjatë. Ne duruam 85 vjet këtë sistem ,grabitje dhe zhvatje. Çfarë janë 43 ditë në jetët tona. Të vazhdojnë derisa Shqipëria të fitojë dinjitetin. Nuk ka verë, botëror pushime verore që largojnë shqiptarët nga sheshi. Ju bëj thirrje të jeni çdo ditë e më shumë, Shqipëria ka nevojë për ne. Fëmijët tanë të rriten me dinjitet në tokën e tyre. Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë, si agjentë dhe duke u marrë me secilin prej nesh, asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë. Jam shumë e lumtur që çdo ditë shikoj këtu rini, familjarë që nuk tremben nga asgjë për të mbrojtur Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e protestës së 43-të ishte dhe një turist nga Suedia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai deklaroi se protestuesit janë shumica dhe iu kërkoi të marrin mbrapsht vendin me revolucion.

Turisti suedez: Vij nga Suedia. Udhëtoj në Europën Lindore, admiroj mikpritjen e shqiptarëve, por jam i lodhur nga korrupsioni, jam i lodhur nga marrja e parave dhe marrja e vendit prej jush. Jeni shumica, duhet të merrni mbrapsht vendin. Viva revolucion!

Aktivisti Andi Tepelena deklaroi protestën e sotme të 43-të, se nesër të hënën, do depozitohet në SPAK kallëzimi për drejtorin e Policisë, Skënder Hitës.

Kjo pas konferencës së këtij të fundit ku tha se po hetohen review online ndaj bizneseve të lidhura me qeverinë.

Andi Tepelena: Nesër para SPAK do i përgjigjem me kallëzim penal drejtorin e policisë, për shpërdorim detyre. Ftoj çdo qytetar që mendon se duhet mbrojtur liria e shprehjes të vijë dhe të firmosë. Nuk kemi frikë atë dhe Lucën apo kapter Ramiun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?