Aktorja porno tani drejton një klub futbolli, “Ja këshillat e Berlusconit për mua!” Foto

 

Një aktore e filmave porno Sara Tommasi është bërë tashmë drejtuesja më e re e ekipit amator italian të futbollit Marruvium.

Ajo është pritur me nderime të mëdha nga klubi.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, konsiderohet një tifoz i zjarrtë i saj pasi e takoi në “Bunga Bunga”, në një mbrëmje private.

Tommasi u tha pas këtij takimi disa miqve të saj se, “Ai u interesua shumë për mua dhe i bëri përshtypje pamja ime. Më tha se më këtë bukuri dhe inteligjencë, mund të futem në politikë. Silvio ka gjithnjë dëshirë të ndihmojë njerëzit. Por unë i thashë se doja të bëhem aktore.”

Dhe tani duket se këshillat e tij për karrierë politike janë injoruar nga ana e saj, pasi po përgatitet për rolin e saj të parë në futboll.   

Klubi i ri i futbollit mbajti një ceremoni për prezantimin e saj.

Tommasi ka më shumë se 96,000 ndjekës në Twitter dhe më shumë se 36,000 në Instagram.

Ajo synon që klubi i saj i ri të ketë sukses në Grupin B, divizion i dytë, në Abruzzo, që ndodhet në lindje të Romës, pranë brigjeve të Adriatikut.

Presidenti i klubit aktual, Romeo Love, nuk ka dyshime tek ajo për kontributin e saj në ekip.

“Jam i nderuar, ne jemi shumë serioz. Sara me siguri do të bëj më të mirën për ne.”

  Sara Tommasi njihet edhe si ish e dashura e futbollistëve të famshëm, Mario Ballotelli dhe Ronaldinho.

Aktorja e filmave porno, ka bërë kështu një ndryshim të madh në karrierën dhe në jetën e saj.

Kësisoj, 34-vjeçarja e cila ka pasur edhe një lidhje me Ronaldinho, ka postuar një foto në Twitter ku shfaqet duke firmosur kontratën e saj të re, duke zyrtarizuar kalimin e saj te klubi i futbollit.

New York Post/Koha Jonë

 

SHKARKO APP