Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

AKU Shkodër ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia.

Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?