”Akuza që u ngrit Gjykata Speciale nuk ekziston”, gazetarja: Askush se ka gjetur Shtëpinë e Verdhë

Gazetarja Esmeralda Mulaj, thotë se akuza mbi të cilën u ngrit Gjykata Speciale, bazohej në pretendimet e ish-eurodeputetit neutral Dick Marty mbi “Shtëpinë e Verdhë”, një objekt ku sipas tij UÇK kryente trafikun e organeve, por që nuk u gjet kurrë në territorin e veriut të Shqipërisë. Mulaj sqaroi se fakti që Shtëpia e Verdhë nuk ekziston automatikisht e rrëzon akuzën dhe e bën të padrejtë gjykimin e Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

”Sot dëgjojmë gjithfarë lloj argumentesh, nëse nuk e ngre Kosova këto Dhomat e Specializuara, do t’i bënte OKB-ja dhe pastaj hajde merru me gjyqtarë kinezë, rusë, çfarë mban Këshilli i Sigurimit brenda dhe do dilte jashtë juridiksionit të Kosovës. Nuk mund ta kontrollonte se Kosova sot me një mbledhje parlamenti edhe e zhbën atë gjykatë.

E ka autoritetin për ta bërë këtë gjë, por nuk e bën edhe nuk e ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe se tani s’ka as Parlament. Por e gjithë ajo aktakuza e Dick Marti-t në atë raportin e Këshillit të Europës për Shtëpinë e Verdhë, trafik organesh u hetua nga Tribunali i Hagës, u hetua nga Williamson, Clint Williamson nuk gjetën asgjë dhe sot në aktakuzën ndaj krerëve të UÇK-së nuk ekziston.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra e gjithë ajo akuzë mbi të cilën u ngrit gjithë kjo gjykatë sot as nuk është fare. Pse mora si shembull pikërisht këtë për të kuptuar se cila është akuza, vazhdimi i akuzës. Pra, një gjë që ngrihet mbi gënjeshtër sigurisht që është e destinuar që të shkojë po ashtu në një gënjeshtër se më kujtohet ajo shprehja e latinëve: “Asgjë nuk vjen prej asgjës”. Pra këta kanë ngritur një asgjë dhe tani kanë çuar ca njerëz atje për me baltos”, tha Mulaj në A2 CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?