Akuzat e reja për Ballukun, PD: Pse SPAK bëhet pjesë e lojës dhe i jep kohë Ramës për manovra politike?

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK-un se po hesht për rëndimin e masës së sigurimit ndaj Belinda Ballukut, edhe pse ajo është marrë e pandehur për tre akuza të reja.

Bardhi thotë se në Kuvend ende nuk ka mbërritur një kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut për arrestimin e saj. Sipas tij, akuzat e reja përfshijnë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ai pretendon gjithashtu se provat e reja kanë nxjerrë në pah dy vila të fshehura në resorte luksoze në bregdet, ndërsa përmend edhe komunikimet në email-in personal të Ballukut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Kanë kaluar 5 ditë që kur SPAK njoftoi se Belinda Balluku është marrë e pandehur edhe për tre akuza të reja, por në Kuvend ende nuk ka mbërritur asnjë kërkesë e re nga SPAK për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj. Mbi ish-zv/kryeministren rëndojnë akuzat më të rënda për një zyrtar të lartë: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie, të cilat i shtohen akuzës së parë për shkelje të barazisë në 8 procedura prokurimi me vlerë 1.2 miliardë euro.

Provat e reja faktojnë zbulimin e dy vilave të fshehura të Belinda Ballukut në dy prej resorteve më luksoze në bregdet.

Kemi parë edhe sesi shijet e zonjës Balluku për mermerin blu në vilën e Palasës konkurronin me shijet e arkitektëve për stilin dhe materialet high-end, si të jahteve apo hoteleve më luksoze. Të gjitha këto ndodhen në email-in personal të Belinda Ballukut.

Pra, akuzat janë rënduar, pozita penale e Belinda Ballukut po ashtu, por SPAK po hesht për rëndimin e masës së sigurimit. Një standard që e pranoi dhe e zbatoi në dhjetor drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho. Pse SPAK bëhet pjesë e lojës politike dhe po i jep kohë Edi Ramës për manovra politike?

Edhe sa vila duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut që SPAK t’i bindet ligjit dhe jo “Aleancës së Valamarit”?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?