Alarmante në bregdet, shënohet rekord historik në Velipojë, termometri ngjitet në 43°C
Ditët e nxehta të fillim-verës kanë sjellë një situatë të pazakontë në bregdetin e Velipojës këtë të dielë, më 28 qershor 2026. Gjatë orëve të mesditës, temperaturat kanë shënuar shifra ekstreme, duke kapur vlerën rekord prej 43°C.
Sipas raportimeve të shumta nga pushuesit në vendngjarje, të cilët kanë matur temperaturën në hije përmes termometrave me zhivë, kjo është një nga vlerat më të larta të regjistruara ndonjëherë në këtë zonë bregdetare.
“Nuk mbahet mend një vapë e tillë përvëluese në Velipojë. Edhe detit sikur i ka humbur freskia,” shprehet një pushues i vjetër i këtij plazhi, i befasuar nga i nxehti afrikan.
Kjo rritje e menjëhershme e temperaturave ka vënë në lëvizje edhe autoritetet shëndetësore. Mjekët e qendrave shëndetësore verore në plazh bëjnë thirrje për kujdes maksimal, duke listuar disa rregulla krahasuese për përballimin e situatës, ndër të cilat, nga ora 11:00 deri në 16:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit. Këshillohet konsumoni sa më shumë ujë dhe shmangni pijet me sheqer apo alkool, gjithashtu edhe përdorni kremra mbrojtës me faktor të lartë dhe qëndroni nën çadra.
Deri më tani nuk raportohen raste të rënda të goditjeve nga nxehtësia, por gatishmëria mbetet maksimale. Sinoptikanët paralajmërojnë se ky valë e të nxehtit ekstrem mund të zgjasë edhe përgjatë ditëve të para të korrikut.
Për përditësime të mëtejshme rreth situatës së motit dhe ecurisë së temperaturave në plazhet tona, na ndiqni në vazhdim.
AV
KOHA JONË SONDAZH

