Alarmi nga terrorizmi, Belgjika anulon të gjitha kampionatet

 

Aktet terroriste kanë goditur edhe sportin. Kjo për faktin se në eventet sportive grumbullohen me mijëra njerëz dhe shihet si një mundësi e mirë nga ISIS për të realizuar planet. Brukseli është vënë kështu në alarm të lartë ndaj sulmeve të mundshme terroriste. Që në orët e mëngjesit Belgjika çoi në 4 nivelin e sigurisë që përbën edhe nivelin maksimal. Qendra Kombëtare e Krizave në Belgjikë, (OCAM) kërkoi pezullimin e kampionateve të futbollit të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, dhe vendimi për pezullimin e tyre u morr brenda pak minutash, me efekt të menjëhershëm.

Qendra Kombëtare Belge e Krizave, (OCAM), përveçse kërkoi anulimin e të gjitha eventeve që ishin parashikuar në Bruksel për këtë fundjavë si dhe mbylljen e metrosë, rekomandoi edhe anulimin e të gjitha ndeshjeve të futbollit në Divizionin e Parë dhe të dytë, vendim ky që u vu në zbatim. OCAM veç të tjerash ka kërkuar dhe përforcimin me armatime të rënda të forcave të policisë dhe atyre ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?