Ali Ahmeti: Çështja inekzistente për trafik organesh nga UÇK doli nga kuzhinat serbe e ruse

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i pranishëm në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së, tha se zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportimet trilluese ruso-serbe për trafikim organesh. Për të kjo çështje inekzistente që doli nga kuzhinat e shërbimeve serbe, me qëllim përdhosjen e luftës së drejtë të UÇK-së.

”Sot jemi bashkë, Tirana, Prishtina dhe Shkupi dhe kështu qofshim gjithmonë. Po ngremë zërin për drejtësi, për respekt, për njohje të luftës tonë të drejtë, për pragun e shtëpisë, për liri e demokraci, për pavarësi dhe miqësi me Amerikën dhe Europën. Të dashur vëllezër e motra, zanafilla e Gjykatës Speciale të Kosovës është në raportime trilluese ruso-serbe për trafikim organesh që bëri bujë padrejtësisht në botë. Këtë çështje inekzistente që doli nga kuzhinat e shërbimeve serbe me institucione ruse, e hetoi edhe tribulani i Hagës dhe konstatoi që nuk është i vërtetë dhe e mbylli hetimin.

Kohë më pas, Dick Marty e riaktualizoi mediatikisht këtë temë me porosi ruso-serbe dhe inicioi miratimin e raportit në Këshillin e Europës, që detyroi themelimin e gjykatës për të hetuar trafikimin e trilluar të organeve. Pra kjo gjykatë u themelua për të zbardhur pretendimet për trafikim organesh, nga 1998 deri në vitin 2000. Kjo Gjykatë u themelua në Kosova qëllimisht, me qëllim që t’ja pamundësonte Serbisë që ta themelonte atë përmes Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?