Ali Ahmeti dhe 95 vjeçari Alfred Moisiu në protestë

Arif Vladi me Marshin e UÇK-së drithëroi mijëra shqiptarë në Sheshin Skënderbe nga ku pas Prishtinës dhe Hagës, Tirana u vesh Kuq e Zi, në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, të cilët prej 5 vitesh mbahen në një paraburgim të Holandës. Të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, Kosovës, Preshevës dhe kryeqytetet europiane u bënë bashkë  duke brohoritur “Unë jam UÇK” dhe “Liria ka Emër”,  sepse në Hagë nuk po gjykohen thjesht katër burra por po gjykohet liria e Kosovës.

Në protestë ishin edhe ish-presidenti, 95 vjeçari Alfred Moisiu si dhe Ali Ahmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?