Ali Ahmeti pas zgjedhjeve: “Fitore në votën popullore, por humbje në komunat”

Pas mbylljes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, deklaroi se koalicioni AKI ka fituar votën popullore me mbi 23 mijë vota diferencë, megjithëse nuk arriti të sigurojë shumicën e kryetarëve të komunave.

“Kemi fituar shumicën e votës kombëtare”

Në një deklaratë publike, Ahmeti theksoi se rezultati pasqyron mbështetjen e gjerë që BDI dhe aleatët e saj gëzojnë në elektorat, por njëkohësisht është një sinjal reflektimi për mënyrën e përfaqësimit në nivel lokal.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rezultatet janë tashmë të njohura. Ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mirë të thuhet të votës kombëtare, me mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar komunash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është një mesazh që ne e pranojmë. Qytetarët kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në terren,” – u shpreh Ahmeti.

“Bashkimet artificiale dhe keqpërdorimet shtetërore na dëmtuan”

Ahmeti iu referua gjithashtu bashkimeve elektorale të kundërshtarëve, të cilat sipas tij ishin “artificiale” dhe të shoqëruara me keqpërdorime të resurseve shtetërore, si dhe me presione financiare ndaj votuesve.

“Bashkimet artificiale mund të na sjellin edhe pasoja në të ardhmen. Këto u pasuan me keqpërdorime të resurseve shtetërore dhe shantazhe e presione financiare mbi votuesit,” – tha kreu i BDI-së.

“Do bëjmë analizë të thelluar dhe rinovim të strukturave”

Lideri i BDI-së theksoi se partia po hyn në një fazë të re reflektimi dhe rinovimi të strukturave.

Sipas tij, humbjet në disa komuna do të shërbejnë si thirrje për analizë të thelluar dhe përmirësim të menaxhimit të politikave lokale.

“Ne do të bëjmë një analizë të thelluar, do të rinovojmë rradhët tona dhe strategjitë tona, dhe do të korrigjojmë çdo mangësi për të ofruar më shumë dhe më mirë për qytetarët,” – theksoi Ahmeti.

Fokus te strukturat lokale dhe shërbimet për komunitetet

Ahmeti nënvizoi se në vijim, BDI do të përqendrohet në forcimin e bazës organizative dhe përmirësimin e politikave lokale, duke synuar shërbime më të mira për komunitetet shqiptare dhe qytetarët në të gjithë vendin.

“Do të punojmë për përfaqësim më efektiv dhe për menaxhim më të mirë të komunave tona, sepse qytetarët kërkojnë efikasitet, jo vetëm premtime,” – shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?