Alibeaj thirrje kreut të ri të SPAK: Të goditen të korruptuarit e kupolës politike
Ngritja e standardit të vendosur nga Altin Dumani, është për Enkelejd Alibeajn sfida e kreut të ri të SPAK-ut Klodian Braho. ”Steka nga ai që e merr detyrën që është dumani është e lartë sepse proceset hetimore këtë kohë kanë shkuar ën nivele q ë pak vite më parë as nuk imagjinoheshin ka thyer paprekshmërinë e majave. Kupola e madhe politike e adhuruar dhe nga shoqëria shqiptare e pamësuar me një riekulibër ti ri mes pushteteve është thyer tani. Ky 3 vjeçar që kaloi e mori targën e vet, ishte Dumani dhe ky është dizavantazh për Brahon”, u shpreh Alibeaj në A2 CNN.
Alibeaj pret nga kreu i ri i SPAK që të krijojë identitetin e vet institucional, jo duke personalizuar pushtetin, por duke e çuar më tej luftën ndaj korrupsionit në kupolën qeveritare dhe politike. Sipas tij, sulmet e vazhdueshme politike ndaj SPAK tregojnë se kokat e korrupsionit janë ende në mbrojtje, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Alibeaj theksoi se pjesëmarrja e ambasadorëve në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është dëshmi se drejtësia shqiptare mbështetet fuqimisht nga ndërkombëtarët, të cilët, sipas tij, janë faktor kyç për fuqizimin e institucioneve të drejtësisë në vend.
”Do të ishte e jo e justifikueshme në sytë e mi nëse vazhdon së paku në nivelin Dumani. Do të konsiderohej jo sukses. Duhet një nivel më i lartë, do të duhet të krijojë identitetin Braho, jo për ta personalizuar pushtetin, por se çfarë ka ngelur pa u goditur nga kupola e lartë qeveritare duhet të ezaurohet. Shpejtësia e hetimit do të duhet të marrë një tjetër impuls dhe mbi të gjitha uroj që në përfundim të këtyre tre viteve që vijnë për herë të katërt të mos e konsiderojmë më si një ngjarje të madhe kreun e ri të SPAK-ut të mandatit të katërt, të mos ketë kërshëri publike, por të jetë një gjë e zakonshëm se i gjithë mekanizmi i SPAK, BKH të jetë një gjë që të bashkëjetojë me politikën. Politika ta pranojë që SPAK është aty dhe i fortë dhe të mos luhet më me pushtetin”.
KOHA JONË SONDAZH

