Allegri i “pangopur”: Tani duhet t’i vrasim ndeshjet, ja formacioni ndaj Chievos

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka ende uri për të fituar pavarësisht trofeve të shumtë me bardhezinjtë në vitet e fundit. Strategu i njohur livornez ka folur në prag të ndeshjes ndaj Chievos, duke kërkuar kujdes maksimal nga futbollistët e tij.

“Tani duhet të mësojmë si të mbyllim ndeshjet, kur kundërshtarët janë gati duke ‘dhënë shpirt’, ne duhet t’i vrasim. Pas fitores në Superkupë, tani duhet ta marrim shumë seriozisht kampionatin.

Nesër duhet ta marrim seriozisht në fushë. Rotacion nuk do të ketë në formacion, por le të themi se disa lojtarë do të ndërrohen. Në portë do të jetë Perin. Në mbrojtje do të pushojë një mes Chiellinit dhe Bonuccit. De Sciglio do të jetë titullar, ndërkohë që në krahun tjetër do të luajë Alex Sandro. Në mesfushë, nëse luajmë me dy, do të jenë në fushë si Douglas Costa dhe Bernandeschi.

Ronaldo? Nuk ka nevojë për 4 golat e Zapatës që të marrë një simulim. Ashtu si edhe e gjithë pjesa tjetër e ekipit. Kemi fituar vetëm trofeun e parë të sezonit, tani do të nisim fazën e dytë të vitit.”

Dibala nuk shënon? Është një lojtar i rëndësishëm për ne, nuk ka të bëjë vetëm fakti që shënon apo jo”, deklaroi Allegri.

SHKARKO APP