Alpha Bank Albania dhe American Express® rinovojnë bashkëpunimin

të tyre të suksesshëm.     Ky bashkëpunim ka filluar në vitin 2008 dhe rinovimi  e tij do të thotë që  Alpha Bank do të vijojë të jetë partneri ekskluziv i American Express në Shqipëri, si për lëshimin e kartave American Express ashtu edhe për pranimin e pagesave me këto karta në rrjetin e tregtarëve në Shqipëri. Kontrata e rinovimit të këtij bashkëpunimi u nënshkrua nga Z. Periklis Drougkas, Drejtor i Bordit Drejtues dhe gjithashtu Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania dhe Z. Marios Klapsis, Drejtor  i Zhvillimit të Biznesit dhe i Shërbimeve me Kartat American Express. Ky rinovim ëshë tregues i besimit që Alpha Bank është një partner stategjik biznesi. Të dyja këto institucione do të vazhdojnë të zhvillojnë biznesin e tyre duke ofruar produkte inovatore të cilat janë të krijuara për të kënaqur nevojat e konsumatorëve në Shqipëri.

Gjithashtu Alpha Bank njoftoi se do të hidhet në treg karta e re Enter American Express®  e cila është një kartë e lidhur me llogarinë bankare të klientit dhe i jep mundësinë atij të shpërblehet nga përdorimi i përditshëm i kartës. Alpha Bank fton të gjithë individët të aplikojnë dhe të përdorin kartën Enter American Express, duke qënë se ajo është një mjet pagese që të shpërblen, i leverdisshëm dhe i sigurt dhe përveçse përfitojnë pikë në çdo transaksion që kryejnë i jep atyre mundësinë të përfitojnë zbritje dhe oferta të shumta në tregtarë në Shqipëri dhe jashtë saj falë programit Selects.

Përveç kartës së re Enter American Express, Alpha Bank Albania ka pjesë të portofolit të saj edhe kartat American Express Gold, American Express Green dhe Vodafone American Express. Kartat American Express të lëshuara nga Alpha Bank Albania karakterizohen nga përfitime unike si edhe oferta të krijuara posaçërisht për klientët e Alpha Bank në Shqipëri.

SHKARKO APP