Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në nisjen e legjislaturës së re në Kuvend
Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë u shënua jo vetëm nga tensione politike dhe bllokime të foltores, por edhe nga mungesa të disa figurave kyçe të drejtësisë.
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk ishin të pranishëm në këtë seancë.
Dy karriget e rezervuara për ta mbetën bosh, siç u vu re edhe nga fotot e shpërndara nga salla e seancave plenare.
Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë arsye zyrtare për mungesën e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

